Laboratori

COMPLETE DIGITAL WORKFLOW

Te gjitha restaurimet dentare tashme mund te kryhen dhe ne menyren dixhitale ( COMPLETE DIGITAL WORKFLOW )
Restaurimet qe mund te kryhen ne CAD CAM SISTEM : splint terapeutik, splinte kirurgjikale ne implantologji, kurora dhe ura deri ne 16 element, dizenjim i abutmentave te implanteve ne menyre individuale, punime provizore ne materiale te ndryshme, punime skeletike, etj.
Pra cdo material teknik dhe diagnoze mund te ndertohet ne nje saktesi te madhe ne nje menyre digitale e cila garanton shpejtesi dhe efikasitet ne punen tone.

Nje periudhe prej 15 vitesh mendojme se eshte mese e mjaftueshme per te krijuar eksperiencen e duhur ne teknikat dentare. Real Dent ka nje staf prej 8 teknikesh dentare dhe 10 punonjesish, te cilet me punen e tyre ofrojne cilesi, estetik, korrektese dhe garanci.
Real Dent ju ofron teknikat me te reja, nga ato estetike dhe deri tek restorativet e thjeshta.

Jane ndjekur kurse profesionale si brenda ashtu dhe jashte vendit, prane firmave me prestigjoze qe operojne ne fushen e dentistrise. E gjithe kjo na ka sherbyer ne permiresimin e punes sone dhe trajtimit te kesaj fushe me profesionalizem. Shpresojme se ne kete material do t’ju japim informacionin e duhur mbi punen tone.

Restaurimi i dhembeve ne Real Dent mundesohet ne variante te ndryshme.
Cilesia e materialeve, teknologjia, perkushtimi dhe aftesia profesionale, bejne te pranishem nje restaurim perfekt te dhembit si nga ana estetike dhe funksionale. Ne Real Dent behet e mundur qe pacientit t’i ofrohet nje punim ku jetegjatesia, komoditeti dhe funksioni te jene ne nivelin e duhur.

Si permendem dhe me lart njohurite profesionale, perdorimi i materialeve me cilesore, duke marre parasysh dhe bashkepunimin dhe ndihmesen e klinikave qe ne punojme, kane bere te mundur qe ne kete laborator te punohet me teknika te kombinuara, si p.sh: koronat apo urat metal porcelan te kombinuara me punime te skeletuara, duke vendosur attachment te ndryshem, ose te kombinuara me korona teleskopike. Keto te fundit na japin mundesi qe pacientit t’i garantojme funksion dhe stabilitet te mjaftueshem dhe nje estetike me te mire se ne punimet e thjeshta.

Ne vitet e fundit ne Real Dent eshte punuar me nje seriozitet te madh per sa i perket estetikes ne restaurimin e dhembeve.
Ne teknikat estetike kemi zgjedhur punimet e zirkonit me porcelan dhe ato te teknikes press. Ne urat apo kellefet zirkon porcelan eshte marre teknika cad-cam, ku saktesia e punimit eshte ne nivelin me te larte, kjo behet e mundur me ane te skanimit te modelit, modelimit te punes, mundesuar kjo nga programi dizajner. Teknologjia e frezimit qe perdoret ne kete rast eshte ajo qe ben te mundur rezultatet me te mira persa I perket adaptimit dhe saktesise ne keto punime. Ne keto punime garantojme nje lidhje me te mire te trupit te ures me porcelanin, adaptim te mire te ures si dhe estetiken duke patur parasysh vitalitetin qe kane produktet tona. Mosacarimi I mishrave te gojes i cili ne urat me metal porcelan eshte i pranishem, na ben ne si staf qe punimet e zirkonit t’i kemi ne preferencen tone.
Teknika press (full porcelan) eshte teknika ku estetika eshte dominuese. Ajo mund te kombinohet dhe me tekniken cad-cam. Rezultatet ne kete teknike jane ne nivelin me te larte te estetikes. Punimet si fasetat e porcelanit, onlay, inlay, koronat, dhe urat me tre elemente jane pjese e kesaj teknike, e cila ze vendin kryesor ne punimet e estetikes ne kete laborator.
Ne kete teknike, fal nje bashkepunimi te mire me klinikat kemi arritur rezultate maksimale. Nese me lart kemi permendur komoditetin dhe estetiken si avantazh, me tekniken press nuk ka vend per komente.